Beogradi kërkon koalicion të serbëve për 8 qershor

Përfaqësues të Qeverisë së Serbisë, kanë kërkuar nga serbët e Kosovës që të marrin pjesë në Zgjedhjet Parlamentare të 8 qershorit. 

Lajme

10/05/2014 10:19

Zyrtari ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviçeviq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që në mënyrë masovike të dalin në zgjedhjet e 8 qershorit.

Në një intervistë në RTS, ai tha se bashkimi i forcave politike të serbëve në Kosovë, do të tregonte një sukses për këtë komunitet.

“Kemi pasur një sukses me ‘Listën Serbe’ dhe në themelimin e institucioneve lokale dhe presim që vetëm në zgjedhjet nacionale të ndodhë diçka që do të forconte pozitën e serbëve në Kosovë”.

Duke thënë se ka mbetur pak kohë deri në datën e zgjedhjeve, Paiçeviq tha se kjo ka qenë pjesë e kalkulimeve politike të Prishtinës, në mënyrë që të pamundësojë sa më shumë pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje.