Berisha apo Marchetti?

Berisha apo Marchetti? Marchetti apo Berisha? Kjo është dilema e trajnerit të Lazios, Edy Reja. Në javën e derbit të qytetit kundër Romës, Reja duhet të zgjidhë enigmën në portë, shkruan e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport. Berisha? Si të lihet jashtë? Portieri kosovar është në formë, ka shfaqur siguri të rrallë për një…

Sport

05/02/2014 14:00

Berisha apo Marchetti? Marchetti apo Berisha? Kjo është dilema e trajnerit të Lazios, Edy Reja.

Në javën e derbit të qytetit kundër Romës, Reja duhet të zgjidhë enigmën në portë, shkruan e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.

Berisha? Si të lihet jashtë? Portieri kosovar është në formë, ka shfaqur siguri të rrallë për një gardian të moshës së tij dhe është paraqitur në secilin ballafaqim të Lazioxs deri më tani gjatë vitit 2014 në Serie A dhe Coppa Italia.

Drejtuesit e Lazios janë të vetëdijshëm se ai do të jetë pasardhës i Marchettit. Dhe, të dielën në fushë mund të zbres sërish ai. Kurse, Marchetti nuk e ka shijuar ende fushën gjatë këtij viti, Së pari probleme me një virus, pastaj një dëmtim muskulor.

E ngriti ‘flamurin e bardhë’ në ndeshjen kundër Interit, dhe mungoi edhe në dy ballafaqimet e radhës kundër Udineses dhe Juventusit.

Marchetti nuk ka luajtur ende më 2014

Drejtori sportiv Igli Tare ka reaguar menjëherë duke u munduar t’i eliminojë paqartësitë: “Më vjen keq që gjithmonë flitet për treg. Marchetti tashmë tri javë ka një dëmtim, edhe pse stërvitet, nuk arrin të luajë. Mendoj se do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme”.

Kurse, Reja, pas fitores 2:0 në fundjavë kundër Chievos deklaroi: “Me Berishën mund të flemë të qetë. Kur Federico të jetë më mirë, do të luajë. Të shohim në fundjavë”.