Berisha në derbin e Romës

Etrit Berisha ka bërë një fillim të ëndrrave në vitin 2014. Portieri kosovar i cili në fillim të këtij sezoni iu bashkua Lazios në Serie A nga klubi suedez Kalmar, nuk ishte pritur që të zinte hapësirë të menjëhershme tek skuadra romake duke pasur parasysh statusin e Federico Marchettit si portier i parë. Mirëpo, për…

Sport

07/02/2014 07:00

Etrit Berisha ka bërë një fillim të ëndrrave në vitin 2014.

Portieri kosovar i cili në fillim të këtij sezoni iu bashkua Lazios në Serie A nga klubi suedez Kalmar, nuk ishte pritur që të zinte hapësirë të menjëhershme tek skuadra romake duke pasur parasysh statusin e Federico Marchettit si portier i parë.

Mirëpo, për fatin e mirë të Berishës, Marchetti pësoi një lëndim gjatë pushimit dimëror dhe ai debutoi në Serie A në duelin kundër Interit në Olimpico, gjatë të cilit nuk pranoi gol në fitoren 1:0.

Dhe, ngadalë, ish anëtari i 2 Korrikut dikur sikur ka blinduar portën e Lazios pasi është paraqitur edhe në të gjitha ballafaqimet e tjera të njëpasnjëshme në Serie A dhe Coppa Italia, duke bërë paraqitje mbresëlënëse.

Edhe pse Marchetti është duke stërvitur me ekipin, sipas Sport Mediaset, Berisha do të jetë titullar edhe në derbin e qytetit kundër Romës të dielën.