Beyonce thyen heshtjen për dramën e ‘përleshjes’

Beyonce thotë se familjet kanë probleme, më në fund flet për zënien e motrës së saj me Jay Z në ashensorin e hotelit në mbrëmjen e Met Gala.

ShowBiz

16/05/2014 01:17

Në një deklaratë ekskluzive për Associated Press, treshja më në fund kanë folur për skandalin që është parë në video në ashensorin e hotelit.

Aty thuhet se të dytë kanë pasur faj dhe i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit: ‘Jay dhe Solange të dytë i kanë pranuar përgjegjësitë për atë se çfarë ka ndodhur. Ata të dy e pranojnë rolin e tyre në këtë çështje private që ka dalur në publik. Të dytë i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit dhe ne kemi lëvizur përpara si një familje e bashkuar. \”

Deklarata vazhdon: “Raportimet se Solange ka qenë e dehur apo ka shfaqur sjellje të parregullt në gjithë atë mbrëmje janë thjesht të rreme. Në fund të ditës, familjet kanë probleme dhe ne jemi të ndryshëm. \”

\”Ne e duam njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha ne jemi familje. Ne kemi vënë këtë pas nesh dhe shpresoj se të gjithë të tjerët do të bëjnë të njëjtën gjë.\”

Deklarata nuk spjegon se çfarë e ka shkaktuar zënien, megjithëse nga burimet afër familjes ka thuhet se shkaku i gjithë kësaj ka qenë afërsia që Jay ka pasur atë natë me dizajneren Rachel Roy.