Biden në Bukuresht, diskuton për angazhimin e NATO-s kundër Rusisë

Me ftesë të presidentit rumun, Traian Basescu, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden do të udhëtoj javën tjetër për në Rumani, për të diskutuar në lidhje me përgjigjen ndaj ndërhyrjes ilegale ushtarake të Rusisë në Ukrainë. 

Bota

12/05/2014 19:37

Vizita vjen pas deklaratës që zëvendëskryeministri rus Dmitry Rogozin e ka publikuar të shtunën, ku ka thënë se herën tjetër kur të udhëtojë mbi Rumaninë, do të jetë një bombardues, e jo avion civil.

Rogozin e kishte publikuar këtë deklaratë në rrjetin Twitter, pasi që aeroplani i tij nuk ishte lejuar të fluturoj mbi hapësirën rumune.

Rogozin është njëri nga të sanksionuarit e BE-së për shkak të krizës në Ukrainë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Rumania ka kërkuar përgjigje nga Moska pas kësaj deklarate të Rogozin, duke kërkuar sqarim nëse ky është qëndrim i Federatës ruse apo qëndrim personal i Rogozin.

Basescu ka njoftuar se i ka dërguar ftesë zëvendëspresidentit Biden dhe sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel, që të vizitojnë Bukureshtin.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden do të diskutojë në Bukuresht rreth nenit 5, i cili parasheh mbrojtjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s.

Zyra e presidentit rumun ka njoftuar se presidenti Basdscu gjatë ditës së sotme e ka realizuar në Bukuresht një takim me drejtorin e CIA-s, Avril Haines.