Biden shfaqet papritur nga Ukraina, e jep një mesazh: Putinit i dolën llogaritë gabim, Rusia do ta humb luftën

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka lënë gojëhapur të gjithë me një vizitë të papritur në Ukrainë, ku u prit nga presidenti Volodymyr Zelensky. Nga takimi në Kievin e “nxehtë” nga lufta që po vazhdon, Biden dha disa deklarata të fuqishme ku thumbon presidentin rus, Vladimir Putin, duke shprehur poashtu përkrahjen e madhe për Ukrainën, transmeton…

Bota

20/02/2023 12:34

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka lënë gojëhapur të gjithë me një vizitë të papritur në Ukrainë, ku u prit nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Nga takimi në Kievin e “nxehtë” nga lufta që po vazhdon, Biden dha disa deklarata të fuqishme ku thumbon presidentin rus, Vladimir Putin, duke shprehur poashtu përkrahjen e madhe për Ukrainën, transmeton lajmi.net.

Biden beson fuqishëm se Rusia do ta humb luftën në Ukrainë, teksa potencoi se Putin i ka bërë llogaritë gabim.

Presidenti i ShBA-së premtoi që në Ukrainë do të dërgohen armë shtesë si sisteme antitanke, municione artilerie dhe radare vëzhgimi.

“Ndërsa bota përgatitet për të shënuar një vjetorin e pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia, unë jam sot në Kiev për t’u takuar me Presidentin Zelensky dhe për të rikonfirmuar angazhimin tonë të palëkundur dhe të palodhur ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Kur Putin filloi pushtimin e tij, ai mendoi se Ukraina ishte e dobët dhe Perëndimi ishte i ndarë. Por ai ka gabuar rëndë. Rusia donte të fshinte Ukrainën nga harta. Putin do ta humbas këtë luftë. Rusia deri më tani ka humbur gjysmën e territoreve të pushtuara në Ukrainë Ne do të dërgojmë armë shtesë, duke përfshirë municione artilerie, sisteme antitanke dhe radarë vëzhgimi për të mbrojtur popullsinë ukrainase kundër sulmeve ajrore” ka thënë Biden.

Kujtojmë që Ukrainën e kanë vizituar presidentë dhe kryeministra të disa shteteve të Evropës, mirëpo sërish po konsiderohet e papritur vizita e Biden në një zonë me kaq rrezik./lajmi.net