Casillas hedh poshtë zërat për pensionimin, ja çfarë thotë ai

16:14 | 17 Maj 2019

Portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas, ka hedhur poshtë zërat se ai po pensionohet nga futbolli, zëra të cilët kanë qarkulluar sot në mediet botërore.

Casillas, i cili aktualisht mbron ngjyrat e Portos, ka bërë të ditur se nuk po largohet nga futbolli, edhe pasi kishte pësuar sulmin në zemër, gjatën një seance stërvitore me skuadrën.

Ish anëtari i Real Madrid ishte dërguar në spital më 1 maj, për tu konfirmuar më vonë se ai do të mungojë për një kohë të gjatë, e pastaj për tu thënë se po pensionohet përfundimisht nga futbolli.

Gjithsesi, opsionin e fundit ai e ka hedhur poshtë, duke thënë se ai do të vendos vet për pensionimin, kur të jetë koha e duhur.

“Pensionimi? Do të vijë një ditë kur unë do të duhet të pensionohem” ka thënë Casillas, transmeton lajmi.net.

“Më lini mua që ta bëjë të ditur lajmin, por kur të vije momenti i duhur. Sa për tani, qetësohuni” ka shtuar tutje spanjolli.

“Kam pasur një takim me Dr.Filipe Macedo dje, dhe gjithçka po shkon mirë. Tani ky është lajmi i madh që dua ta ndaj me ju” ishin fjalët e Casillas.

37 vjeçari duket se ka ndërmend që të vazhdoj edhe pak në botën e futbollit, duke kontribuar akoma tek skuadra portugeze Porto. /Lajmi.net/