Çelet rruga për dashurinë

Ashton Kutcher dëshiron t’i propozojë sa më parë Mila Kunis, por i janë lidhur këmbët nga negociatat për divorc që po vazhdojnë që 2 vjet me ish-bashkëshorten e tij Demi Moore. Tashmë aktori është pajtuar që të ndajë një pjesë të pasurisë së tij dhe biznesin e tij në teknologji, edhe pse të ardhurat e…

ShowBiz

06/11/2013 12:27

Ashton Kutcher dëshiron t’i propozojë sa më parë Mila Kunis, por i janë lidhur këmbët nga negociatat për divorc që po vazhdojnë që 2 vjet me ish-bashkëshorten e tij Demi Moore.

Tashmë aktori është pajtuar që të ndajë një pjesë të pasurisë së tij dhe biznesin e tij në teknologji, edhe pse të ardhurat e Demi vlejnë 94 milionë dollarë.

Kjo zgjidhje erdhi pasi Demi Moore mbajti disa orë të ushtrimeve yoga dhe meditim, pasi doli nga rehabilitimi vitin e kaluar, dhe filloi që të flasë me Ashton përsëri.

Kjo ia lë hapur rrugën KuKu për t’u martuar.

Një burim tha: “Divorci i Demi Moore dhe Ashton Kutcher ka hedhur një re të zezë në marrëdhënien e Ashton me Mile, sepse është zvarritur për një kohë të gjatë.”

“Fatmirësisht Demi vendosi që të bëjë diçka për këtë gjë. Ajo nuk është më e hidhëruar dhe do që ky divorc të përfundojë një herë e mirë, sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që edhe ajo të mund të vazhdojë me jetën e saj”.

“Ajo është pajtuar që të marrë vetëm disa milionë nga të ardhurat e përbashkëta që kishte me Ashton, dhe u bind që të marrë disa aksione në kompaninë e teknologjisë, pasi që ajo mori pjesë në një konferencë me Ashton, për të parë se sa vërtet vlejnë asetet e tyre”.

“Ata të gjithë janë të lumtur, letrat për divorc janë nënshkruar në prani të avokatëve të tyre, prandaj Ashton është zyrtarisht i lirë që t’i propozojë martesë Mila Kuins.”

“Të dy duan që të martohen dhe të kenë fëmijë”.

Ashton planifikon që të rrëmbejë yllin e filmit Black Swan nga Hawai dhe ta marrë me vete në sheshin e xhirimit për filmin e tij më të ri, në Kinë.