​Chollet telefonon Kurtin, i kërkon që ta pranojë propozimin evropian për dialogun

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin. Siç shkruan në një cicërimë në Twitter, Chollet i ka kërkuar atij që Kosova ta pranojë propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. ”Fola me @albinkurti sot për të diskutuar propozimin e BE-së për…

Lajme

24/01/2023 22:38

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin.

Siç shkruan në një cicërimë në Twitter, Chollet i ka kërkuar atij që Kosova ta pranojë propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

”Fola me @albinkurti sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”.

Kujtojmë se sot edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka pranuar propozimin evropian, pas paralajmërimeve për sanksione nga Bashkimi Evropian.