Çifti i njohur kalojnë ditën në Disneyland, paparacët publikojnë fotot

23:39 | 17 Maj 2019

Çifti, i cili filloi lidhjen vitin e kaluar, përsëri tregoi se sa të lumtur janë.

Jessie J dhe Channing Tatum nuk mund t’i ndanin duart njëri-tjetrit teksa kaluan një ditë në Disneyland, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Çifti u panë duke u përqafuar teksa po shëtiteshin bashkë shumë të dashuruar rrugëve.

Kjo shëtitje e tyre vjen pasi Channing ka ndarë një foto lakuriq në Instagram pasi humbi lojën me të dashurën e tij.

Aktori publikoi foto lakuriq nga shtrati, ndërsa tregoi se e kishte humbur lojën me Jessie J.

Channing dhe Jessie u lidhën fillimisht në tetor të vitit të kaluar, gjashtë muaj pasi aktori u nda nga bashkëshortja, Jenna Dewan. /Lajmi.net/