Çitaku: Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja dhe lotët

21:59 | 30 Prill 2019

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku sot mori pjesë në raportimin e sotëm të Vasfije Krasniqi-Goodman para Kongresit Amerikan.

Ajo ka thënë se në sallën e Kongresit Amerikan kur foli Vasfija zotëroi heshtja dhe lotët.

“Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja. Dhe lotët”, ka shkruar Çitaku.

Ajo e ka quajtur Vasfijen heroinë, e cila është njëra ndër viktimat e para të dhunës seksuale të luftës që doli publikisht për të rrëfyer ngjarjen e tmerrshme që i ndodhi në luftë.

“Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja. Dhe lotët. Kam përcjellur shumë seanca në Kongresin Amerikan. Anjëherë nuk kam parë aq shumë emocione dhe aq shumë solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan. Faleminderit Vasfije Krasniqi Goodman, heroina jonë”, ka shkruar Çitaku.