Costa, më i mirë se Ronaldo

Diego Costa ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni në La Ligë. Ylli i Atletico Madridit i cili më herët gjatë kësaj jave njoftoi se zgjodhi të përfaqësoj Spanjën në vend të vendlindjes së tij Brazilit, ka depërtuar si pasardhës i denjë i Radamel Falcaos në Vicente Calderon. Costa ëshë ‘Pichichi’ aktual i La…

Sport

31/10/2013 14:20

Diego Costa ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni në La Ligë. Ylli i Atletico Madridit i cili më herët gjatë kësaj jave njoftoi se zgjodhi të përfaqësoj Spanjën në vend të vendlindjes së tij Brazilit, ka depërtuar si pasardhës i denjë i Radamel Falcaos në Vicente Calderon.

Costa ëshë ‘Pichichi’ aktual i La Ligës – edhe pse Cristiano Ronaldo e barazoi në kuotën e 11 golave me het-trikun e tij kundër Sevillas të mërkurën mbrëma – pas dhjetë xhirosh.

Bilanci i Costas prej 11 goalsh në 10 ndeshjet e para është tejkaluar më parë vetëm nga Lionel Messi dhe Samuel Eto’o.

Argjentinasi i cili ka realizuar tetë herë këtë sezon, shënoi 13 gola në 10 ndeshjet e para, në dy stinorët e shkuar, kurse reprezentuesi kamerunas e bëri të njëjtën gjë në paraqitje për Barcelonën.

Mirëpo, Costa në këtë aspekt qëndron mbi Ronaldon. Ylli i Real Madridit, asnjëherë nuk ka arritur të realizojë dhjetë gola në dhjetë xhirot e para.