Cyrus ngreh ‘bari’ në skenë

Miley Cyrus ka qenë protagoniste në MTV EMAs Award 2013. Jo pse e fitoi njërin nga çmimet në këtë spektakël, por duke e ngrehur ‘barin’ në skenë, kur doli për ta marrë çmimin dhe për të kënduar. Këngëtarja 20 vjeçare fillimisht i falënderoi fansat për mbështetjen dhe më pas edhe organizatorët për çmimin që ia…

ShowBiz

11/11/2013 22:10

Miley Cyrus ka qenë protagoniste në MTV EMAs Award 2013. Jo pse e fitoi njërin nga çmimet në këtë spektakël, por duke e ngrehur ‘barin’ në skenë, kur doli për ta marrë çmimin dhe për të kënduar.

Këngëtarja 20 vjeçare fillimisht i falënderoi fansat për mbështetjen dhe më pas edhe organizatorët për çmimin që ia dhanë, për të vazhduar më pas duke e nxjerr cigaren nga çanta dhe duke e tymosur në skenën e ‘Ziggo Dome’ në Amsterdam.

Ky veprim është konsideruar si kontrovers nga drejtuesit e MTV, ndërsa është ‘këputur’ kjo skenë kur është transmetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sigurisht, fansat e saj nuk e kanë pritur aspak mirë veprimin e Cyrus, e cila duket se deshi t’i përshtatej ‘kulturës’ së Amsterdamit, pasi siç dihet, në Holandë përdorimi i marihuanës, në vende të caktuara, është legal.