Daft Punk triumfon në ‘Grammy 2014’
Ajo ishte bërë hit në mbarë botën dhe s’mund të shkonte ndryshe. Projekti i Daft Punk, në bashkëpunim me Pharrell Williams, i quajtur ‘Get Lucky’, është zgjedhur kënga më e mirë e vitit, në edicionin e 56’të të ‘Grammy Awards 2014’, të mbajtur mbrëmë në palestrën ‘Staples Center’ të Los Angelesit. Duo franceze, ‘padron’ i…

ShowBiz
Ajo ishte bërë hit në mbarë botën dhe s’mund të shkonte ndryshe. Projekti i Daft Punk, në bashkëpunim me Pharrell Williams, i quajtur ‘Get Lucky’, është zgjedhur kënga më e mirë e vitit, në edicionin e 56’të të ‘Grammy Awards 2014’, të mbajtur mbrëmë në palestrën ‘Staples Center’ të Los Angelesit.
Duo franceze, ‘padron’ i padiskutueshëm i muzikës elektronike, në fakt dominoi në pesë kategori, përfshirë këtu albumin dhe projektin e vitit.
Dyshja e hip-hop, Macklemore dhe Ryan Lewis i rrëmbyen katër trofe, artisti më i mirë i ri, albumi më i mirë rep, kënga dhe performanca më e mirë në këtë kategori.
Justin Timberlake i fitoi tre, kurse adoleshentja nga Zelanda e Re, Lorde, u shpërblye me dy çmime, përfshirë këtu edhe atë të të këngës më të mirë.
Kjo mbrëmje është hapur nga Jay-Z dhe bashkëshortja e tij, Beyonce, ndërsa në skenë u realizuan edhe 33 martesa heteroseksuale.
Sir Paul McCartney e Ringo Starr, dy anëtarët e grupit legjendar ‘Beatles’ që janë ende gjallë, performuan së bashku në këtë natë gala, duke ia sjell publikut këngën ‘Queenie Eye’.
Starr gjithashtu performoi i vetëm, duke e kënduar ‘Photograph’. Në këtë mbrëmje madhështore performuan yje të shumta të muzikës dhe pa kurrfarë dyshimi, kjo konsiderohet nata më e rëndësishme në botën e muzikës.