Dallas vazhdon me fitore ndaj LA Clippers, shkëlqen Kyrie Irving
Dallas Mavericks ka marrë fitoren e radhës në NBA. Ata mposhtën 110 – 104 skuadrën e Los Angeles Clippers, shkruan lajmi.net. Ndeshjen më mirë e filluan Dallas, ku në çerekun e parë fituan me diferencë tejet të madhe. Më pas LA Clippers u këndellën, por nuk u mjaftoi për të marrë fitore. Në këtë takim…

Sport
Dallas Mavericks ka marrë fitoren e radhës në NBA.
Ata mposhtën 110 – 104 skuadrën e Los Angeles Clippers, shkruan lajmi.net.
Ndeshjen më mirë e filluan Dallas, ku në çerekun e parë fituan me diferencë tejet të madhe.
Më pas LA Clippers u këndellën, por nuk u mjaftoi për të marrë fitore.
Në këtë takim për Dallas shkëlqeu i sapo transferuari në ekip, Kyrie Irving, i cili shënoi 24 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime.
Për LA Clippers i mirë ishte Noman Powell me 24 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.
Për Dallas kjo ishte fitorja e 30, teksa numërojnë edhe 26 humbje në total.
Kurse, për Los Angeles Clippers kanë 31 fitore dhe 27 humbje gjithsej në NBA këtë sezon./Lajmi.net/