De Gea pret më shumë nga shokët e skuadrës për ndeshjen ndaj Barcës – Lajmi.net
De Gea pret më shumë nga shokët e skuadrës për ndeshjen ndaj Barcës
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëvePremier LeagueSport 9:30, 15 April 2019
Portieri i Manchester United, David de Gea, ka thënë se skuadra duhet përmirësuar shumë për një rezultat pozitiv ndaj Barcelonës.

United do të udhëtojnë drejt ‘Camp Nou’ për të zhvilluar ndeshjen e kthimit të martën, pas humbjes 1:0 në ndeshjen e parë, në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në kuadër të Premierligës, skuadra e udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer regjistroi fitore ndaj West Ham, por as vet lojtarët e skuadrës nuk ishin të lumtur me lojën e tyre.

Duke pasur parasysh paraqitjen ndaj kundërshtarëve të Premierligës, portieri spanjoll ka bërë të ditur se skuadrës i duhet përmirësim i madh para ndeshjes së kthimit.

“Sigurisht se do të jetë e vështirë, por nëse dëshiron të jesh skuadër e madhe, duhet luajtur ndeshjet e mëdha të Ligës së Kampionëve edhe pas vikendit në Premierligë” ka thënë fillimisht De Gea, transmeton lajmi.net.

“Duhet të jemi të fokusuar dhe të gatshëm për një ndeshje të vështirë. Mendoj se nuk luajtëm mirë ndaj West Ham dhe duhet të përmirësohemi shumë për sfidën e radhës që na pret të martën(nesër)” ka thënë tutje spanjolli.

“Ne do të provojmë dhe do të luftojmë për ta fituar ndeshjen. Duhet të shkojmë me vetëbesim atje, pas tri pikëve të fituara” ka thënë ndër të tjerash numri 1 i United.

Manchester United aktualisht pozicionohen në vendin e pestë në Premierligë. Pas ndeshjes me Barcën, ata do të kthehen për përballjen kundër Everton. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO