Debati për Prishtinën LIVE në lajmi.net

Sonte në orën 20:30, Isa Mustafa vs. Shpend Ahmeti.

Lajme

08/11/2013 14:46

Përballja e parë televizive midis dy Kandidatëve për Kryeqytetin vjen live në lajmi.net, në bashkëpunim me RTK’në.

Lajmi.net do ta transmetojë drejtpërdrejt debatin e parë të balotazhit për Prishtinën, ndërmjet Isa Mustafës nga LDK dhe Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Debati do të mbahet në Radio Televizionin e Kosovës, sonte, me fillim prej orës 20:30.