Dënime me burg për mundësim dhe detyrim në prostitucion

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka dënuar dy persona për vepër të mundësimit dhe detyrimit në prostitucion në hotelin “Troja” në Prishtinë, që ishin kryer prej muajit shkurt deri në muajin prill të vitit 2012. 

Lajme

15/05/2014 23:05

I akuzuari Elmi Kastrati është shpallur fajtor për detyrim dhe mundësim të prostitucionit dhe posedim të narkotikëve, dhe është dënuar me një dënim të përgjithshëm prej pesë vjet e gjysmë, si dhe me një gjobë prej 1,500 euro.

I akuzuari tjetër, Besnik Kastrati ishte shpallur fajtor pas pranimit të fajësisë për detyrim dhe mundësim të prostitucionit dhe është dënuar me një dënim të përgjithshëm prej një vit e dhjetë muaj”, njofton Prokuroria e Shtetit.   

“Në fazën e mëhershme të gjykimit, dy të akuzuari e tjerë, Faton Berisha dhe Nexhad Beiqi e kanë pranuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, ndërsa Albert Krasniqi e kishte pranuar fajësinë para trupit gjykues për vepër të mundësimit të prostitucionit. Që të tre janë dënuar me nga 12 muaj burgim me kusht, për një afat prej 12 muajve”, thuhet në njoftim.