Dënohet gjyqtari që skuqi Ronaldon

Gjyqtari që përjashtoi Cristiano Ronaldon në barazimin e Real Madridit në Athletic Bilbao në fundjavë, është suspenduar. Komisioni Teknik i Gjyqtarëve në Ligën Spanjolle të Futbollit (CTA) ka dënuar Miguel Angel Ayza Gamezin për një muaj nga ushtrimi i detyrës së gjyqtarit, dhe nuk do të ketë të drejtën që në vazhdim të këtij sezoni…

Sport

07/02/2014 09:17

Gjyqtari që përjashtoi Cristiano Ronaldon në barazimin e Real Madridit në Athletic Bilbao në fundjavë, është suspenduar.

Komisioni Teknik i Gjyqtarëve në Ligën Spanjolle të Futbollit (CTA) ka dënuar Miguel Angel Ayza Gamezin për një muaj nga ushtrimi i detyrës së gjyqtarit, dhe nuk do të ketë të drejtën që në vazhdim të këtij sezoni të drejtojë ndeshje të Real Madridit.

Sipas medieve në Spanjë, ekziston rreziku që ai të përjashtohet nga lista e gjyqtarëve të La Ligës, pas mënyrës së dobët me të cilën e udhëhoqi duelin e fundjavës së shkuar.

Ronaldo u përjashtua për herë të tetë në karrierën e tij, në minutën e 75’të të takimit që përfundoi 1:1 në San Mames pasi ngriti dorën ndaj kapitenit të Bilbaos, Carlos Gurpegi, i cili u rrëzua në mënyrë teatrale.

Ronaldo është suspenduar për tri ndeshje në La Ligë dhe do t’i mungojë Realit kundër Villarrealit, Getafes dhe Elches.