Deputeti serb kapet duke shikuar filma për të rritur në seancë, jep dorëheqje

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në Kuvendin e Serbisë. Deputeti Zvonimir Steviq, anëtar i Partisë Socialiste të Serbisë, është kapur nga kamerat që qëndrojnë lartë në Kuvend, duke shikuar filma për të rritur në telefonin e tij, transmeton lajmi.net. Mediat në Beograd raportojnë se e gjithë kjo ka ndodhur gjatë kohës që në Kuvend…

Lajme

07/02/2023 13:33

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në Kuvendin e Serbisë.

Deputeti Zvonimir Steviq, anëtar i Partisë Socialiste të Serbisë, është kapur nga kamerat që qëndrojnë lartë në Kuvend, duke shikuar filma për të rritur në telefonin e tij, transmeton lajmi.net.

Mediat në Beograd raportojnë se e gjithë kjo ka ndodhur gjatë kohës që në Kuvend po mbahej seancë për situatën në Kosovë.

“Tanjug” tani raporton se deputeti në fjalë ka dhënë dorëheqje.

Për rastin ka folur edhe kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq. Edhe ai ka thënë se pret që pas videos së publikuar në rrjete sociale,  deputeti në fjalë të jap dorëheqje. /Lajmi.net/