Dhjetëra afrikanë të mbytur në Mesdhe
Dhjetëra njerëz janë mbytur në Detin Mesdhe, pasi një anije që bartte emigrantë nga Afrika drejtë Evropës është fundosur në brigjet e Italisë jugore. Autoritetet libiane, nga ku ishte nisur anija, kanë njoftuar se 36 emigrantë janë mbytur, ndërsa 42 të tjerë konsiderohen të humbur.

Bota
Zyrtarët libianë po ashtu njoftuan se 52 persona që ishin në këtë anije u shpëtuan, duke shtuar se përveç nga Libia, të mbyturit dhe të zhdukurit janë emigrantë nga Burkina Faso, Kamerun, Gambia , Mali dhe Senegali.
Qindra emigrantë janë mbytur në muajt e fundit në Mesdhe, derisa po bënin përpjekje të arrijnë ilegalisht në Evropë. Libia ka njoftuar se në qoftë se Bashkimi Evropian nuk ndërmerr hapa për t\’u marrë me krizën e migracionit, atëherë Tripoli zyrtar do të lehtësojë kalimin transit të emigrantëve drejt Evropës.