Dhurata Dora publikon bashkëpunimin me Inna dhe Stefflon Don
Dhurata Dora, ka publikuar projektin e saj më të fundit i cili është bashkëpunim. Këngëtarja ka bashkuar forcat me dy këngëtare me famë botërore, Inna dhe Stefflon Don, shkruan lajmi.net. Bashkëpunimi i artisteve mban titullin “Yummy” dhe ka ardhur i bashkangjitur edhe me videoklip që tashmë gjendet në kanalin zyrtar të Innas në YouTube. Kënga…

ShowBiz
Dhurata Dora, ka publikuar projektin e saj më të fundit i cili është bashkëpunim.
Këngëtarja ka bashkuar forcat me dy këngëtare me famë botërore, Inna dhe Stefflon Don, shkruan lajmi.net.
Bashkëpunimi i artisteve mban titullin “Yummy” dhe ka ardhur i bashkangjitur edhe me videoklip që tashmë gjendet në kanalin zyrtar të Innas në YouTube.
Kënga është prodhim i producentëve Alexandru Cotoi, Marcel Botezan dhe Sebastian Barac.
Projekti ka ardhur në dy gjuhë, Dhurata këndon në gjuhën shqipe teksa Inna dhe Stefflon Don në atë angleze./Lajmi.net/