Di Maria flet për situatën e Juventusit dhe vazhdimësisë së tij në ‘Allianz Stadium’

Ylli i Juventusit, Angel Di Maria ka komentuar situatën që ‘Zonja e Vjetër’ po kalon. ‘Zonja e Vjetër’ ndodhet në një situatë aspak të mirë, transmeton lajmi.net. Çështja e fitimeve kapitale që përfshiu Juventusin ka çuar në rihapjen e gjyqit sportiv. Gjykata Federale në fakt ka pranuar kërkesën për revokimin e procesit të fitimeve kapitale,…

Sport

23/01/2023 22:26

Ylli i Juventusit, Angel Di Maria ka komentuar situatën që ‘Zonja e Vjetër’ po kalon.

‘Zonja e Vjetër’ ndodhet në një situatë aspak të mirë, transmeton lajmi.net.

Çështja e fitimeve kapitale që përfshiu Juventusin ka çuar në rihapjen e gjyqit sportiv.

Gjykata Federale në fakt ka pranuar kërkesën për revokimin e procesit të fitimeve kapitale, të paraqitur nga prokuroria e FIGC-së, duke e sanksionuar Juventusin me një dënim prej 15 pikësh në renditje.

Së fundmi në lidhje më këtë situatë ka komentuar edhe Di Maria.

Argjentinasi pranoi që janë në një moment të vështirë, por që nuk mendon të largohet nga ‘Allianz Stadium’.

“Kam ardhur në momentin më të keq për Juventusin, por jam i lumtur këtu, jam i lumtur. E rëndësishme është të jesh i fortë si klub dhe të përpiqesh gjithmonë të japësh maksimumin. Vendimi im varet gjithmonë nga familja ime dhe familja ime është e lumtur këtu. Është klubi më i madh në Itali dhe një nga më të mëdhenjtë në Evropë. Ne jemi mirë këtu”, u shpreh ai.

Kujtojmë që përveç problemeve financiare Juve mbrëmë nuk arriti të fitojë ndeshjen në kuadër të Serie A ndaj Atalanta (takimi u mbyll 3:3)./Lajmi.net/