Diskutojnë për problemet e bizneseve
Në zyren e tij, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur një delegacion nga Oda Ekonomike e Kosovës të kryesuar nga Safet Gërxhaliu. Palët diskutuan për çështje të shumta që kanë të bëjnë me ekonominë.

Lajme
Përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës janë pritur sot në zyret e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Palët diskutuan për çështje të rëndësishme ekonomike, me problemet e bizneseve karshi Komunës së Prishtinës.
“Të gjithë ata që duan të investojnë, që kanë për qëllim krijimin e vendeve të reja të punës, do të na kenë partner. Ne do të jemi gjithmonë në mbrojtje të interesit publik”, u shpreh Shpend Ahmeti.
Mes tjerash, në takim u diskutua edhe për çështjet e ndërtimeve dhe planet e Komunës për zbatimin e Ligjit për Legalizim dhe Ligjit të Ndërtimit.
Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, u shpreh se bashkëpunimi midis isntitucionit që ai udhëheq dhe Komunës së Prishtinës është i domosdoshëm për zhvillim ekonomik.
“Me strukturën e re do të kemi mundësinë e bashkëpunimit. Do të angazhohemi bashkërisht për edukim dhe ngritje të kapaciteteve profesionale të të rinjve. Është momentum i ri i partneritetit të domosdoshëm mes nesh.”