lajmi.net

Do të kualifikohemi

Fernando Llorente është optimist se Juventus do të kualifikohet për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve pas barazimit 2-2 në shtëpi kundër Real Madridit të martën. Kampioni i Italisë është aktualisht në pozitën e fundit në Grupin B me vetëm tri pikë nga katër ndeshje, por Llorente – i cili realizoi golin e barazimit…

Sport

06/11/2013 10:40

Fernando Llorente është optimist se Juventus do të kualifikohet për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve pas barazimit 2-2 në shtëpi kundër Real Madridit të martën.

Kampioni i Italisë është aktualisht në pozitën e fundit në Grupin B me vetëm tri pikë nga katër ndeshje, por Llorente – i cili realizoi golin e barazimit për rezultatin përfundimtar – beson se gjiganti torinez ende ka shanse të kalojë tutje nëse fiton dy ndeshjet e mbetura.

“Grupi është ende i hapur dhe ne duhet të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme, kështu mendoj se do të kualifikohemi”, deklaroi 28-vjeçari për uebfaqen zyrtare të UEFA-së.

“Ne arritëm të fitojmë një pikë shumë të rëndësishme, duke marr parasysh se Galatasaray humbi në Copenhagen. Mendoj se luajtëm mirë kundër Realit. E pamë një Juventus të fortë, një Juventus që është i vetëdijshëm për rëndësinë e garës. Nuk ishte lehtë, por ekipi luftoi fort dhe luajti mirë”, u shpreh sulmuesi spanjoll.

Juventus rikthehet në aksion në Serie A të dielën kur pret Napolin.

Do të kualifikohemi

Jose Mourinho lavdëroi ekipin e tij të Chelseas dhe parashikoi se ata do të kualifikohen për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve pas fitores 4-0 ndaj Steaua Bukureshtit në udhëtim të martën. Mourinho kishte pranuar para duelit se skuadra e tij duhet të fitojë për të kompensuar humbjen e befasishme në shtëpi nga Basel…

Sport

02/10/2013 11:13

Jose Mourinho lavdëroi ekipin e tij të Chelseas dhe parashikoi se ata do të kualifikohen për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve pas fitores 4-0 ndaj Steaua Bukureshtit në udhëtim të martën.

Mourinho kishte pranuar para duelit se skuadra e tij duhet të fitojë për të kompensuar humbjen e befasishme në shtëpi nga Basel në duelin e parë të Grupit E. Dhe, ata u paraqitën me stil në Rumani.

Ramires realizoi dy herë, Daniel Georgievski shënoi autogol kurse Frank Lampard vulosi fitoren e thellë të Chelseas.

“Mendoj se do të kualifikohemi. Rezultati është i mirë sepse nëse nuk do të fitonim, do të ishim nën presion. Ne kemi situatën nën kontroll dhe duhet të marrim pikë kundër Schalkes, e pastaj të mposhtim Baselin dhe Steauan”, deklaroi Mourinho për Sky Sports.

-Advertisenent-