lajmi.net

Do t’i fitojmë zgjedhjet

Albin Kurti thotë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitoj zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Thotë se Vetëvendosje ka filluar të reformatizohet e jo të ristrukturohet. E pranon se është i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale.

Lajme

02/01/2014 10:05

Ndonëse në zgjedhjet lokale Lëvizja Vetëvendosje arriti të triumfoj vetëm në Prishtinë, lideri i saj Albin Kurti, shprehet optimist për zgjedhjet nacionale që do të mbahen sivjet.

Ai pret një rezultat shumë më të mirë sesa në zgjedhjet lokale, pasi s’është ndarë shumë i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit..

Në një intervistë për Bota Sot, Kurti ka komentuar edhe fitoren e nënkryetarit të tij, Shpend Ahmetit..

“Kemi fituar, sepse kemi fituar në Prishtinë, në komunën më të madhe dhe më të rëndësishme në Kosovë, në Kryeqytetin e Republikës”.

“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin në përgjithësi dhe nuk do të jemi të kënaqur deri atëherë kur do të ndryshojmë qeverisjen në gjithë Kosovën dhe në secilën komunë ashtu siç bëmë në Prishtinë”.

“Nuk e fituam ne Prishtinën, por Prishtina na fitoi ne”.

“Prishtina e fitoi një kryetar të ri e të mirë, Shpend Ahmetin dhe qeverisjen e Vetëvendosjes me alternativë përkatëse lokale për Prishtinën”.

“Është e vërtetë që Lëvizja Vetëvendosje por zgjerohet e po forcohet, po i shton e po i shtrëngon radhët e saj në përgatitje për sfidat e vitit 2014”.

“Do të fitojmë në zgjedhjet parlamentare që me gjasë do të mbahen në vjeshtën e vitit 2014. për të gjitha këto beteja që nuk janë vetëm qeverisëse dhe elektorale lëvizja Vetëvendosje ka nisur ristrukturimin e qendrave të saj dhe organizatës në përgjithësi. Këtë ne e quaj ristrukturim dhe jo “reformatizim”.

 

Do t’i fitojmë zgjedhjet

Në përmbyllje të fushatës elektorale në Viti, Isa Mustafa u shpreh i bindur në fitoren e Sokol Halitit. Ai bëri thirrje për mbrojtje të votës dhe tha se për LDK’në rezultati që del nga vota e lirë është i pranueshëm dhe i shenjtë.

Lajme

30/10/2013 17:20

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha sot në Viti se është i impresionuar me mbështetjen që qytetarët, sipas tij, po i japin programit dhe njerëzve të LDK’së.

Ai u shpreh i bindur se më 3 nëntor LDK’ja do t’i fitojë zgjedhjet lokale.

“Nga ajo që po shoh sot këtu, në këtë përmbyllje madhështore të fushatës parazgjedhore në Viti, jam i bindur që më 4 nëntor do ta kemi fituesin në Viti”.

“Lidhja Demokratike do ta fitojë shumicën e votave dhe Sokol Haliti do të jetë Kryetari i ardhshëm i Vitisë”.

“Ne kërkojmë nga qytetarët dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në procesin zgjedhor, që zgjedhjet të jenë të rregullta, të mira, transparente, të respektohet vota e çdo qytetari”.

“Ju thërras të mos lejojmë të na e prekin votën, sepse vota është e shenjtë dhe rezultati që del nga vota e lirë është i pranueshëm dhe i shenjtë”.

Isa Mustafa tha se në rrethanat e një procesi të rregullt zgjedhor, partia që ai udhëheqë do të fitojë në Viti dhe në shumicën e komunave tjera të Kosovës, ndërsa do të përgatitet që vitin e ardhshëm të fitojë shumicën e votave për ta krijuar qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Qytetarët e Vitisë, duke e përkrahur alternativën e LDK’së, kanë mundësi dhe do të bëjnë ndryshime”.

“ Do t’i thonë ‘jo’ korrupsionit dhe do të vendosin kundër tij, do t’i largojnë ata që po pengojnë zhvillimin në të gjitha fushat dhe prosperitetin e Vitisë dhe të Kosovës, duke e votuar dhe mbështetur alternativën qeverisëse, të bazuar në idenë dhe programin politik të trashëguar nga Ibrahim Rugova”.

Kryetari Mustafa tha se LDK’ja e merr përgjegjësinë për ta qeverisur mirë Vitinë, ndërsa premtimet dhe programi i LDK’së, i hartuar në bashkëbisedim me qytetarët, do të mbështetet edhe nga Qeveria e Kosovës, e cila, sipas tij, do të udhëhiqet nga LDK’ja.

“Qeveria e ardhshme e Kosovës do të zbatojë një qeverisje që bazohet në vlerat e qeverisjes evropiane, që i trajton sipas ligjit dhe në mënyrë të barabartë të gjitha bizneset dhe të gjithë qytetarët”.

Drejtuesit lokalë të LDK’së në Viti, deklaruan se komisionarët dhe vëzhguesit e tyre do të jenë syri dhe veshi i çdo qytetari, sepse procesi zgjedhor duhet të jetë i ndershëm dhe i rregullt.

Ndërsa Kandidati i LDK’së për Kryetar të Vitisë, Sokol Haliti, u shpreh i bindur se alternativa e LDK’së do të ngadhënjejë edhe në Viti.