Dogana e Kosovës parandalon futjen ilegale të stolive të arit në pikëkalimin kufitar në Vërmicë

Oficerët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar futjen ilegale të mbi gjysmë kilogrami stoli ari në pikëkalimin kufitar të Vërmicës. Gjatë kontrolleve rutinore, oficerët doganor kanë selektuar për kontroll të detajuar një autobus të linjës Kosovës-Shqipëri, ku gjatë kontrollit oficerët doganor kanë gjetur stoli të arritur në sasi mbi 500 gramë, transmeton lajmi.net. “Sasia ka…

Lajme

27/11/2022 16:36

Oficerët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar futjen ilegale të mbi gjysmë kilogrami stoli ari në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Gjatë kontrolleve rutinore, oficerët doganor kanë selektuar për kontroll të detajuar një autobus të linjës Kosovës-Shqipëri, ku gjatë kontrollit oficerët doganor kanë gjetur stoli të arritur në sasi mbi 500 gramë, transmeton lajmi.net.

“Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi I autobusit.  Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore dhe për hetime të mëtejme”,thuhet në njoftimin për media.

“Dogana do të vazhdojë të zbatoj kontrolle të detajuara përfshirë kontrollet pas importit sipas autorizimeve ligjore, andaj apelojmë tek të gjithë tregtarët që të shmangin praktikat e kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me Doganën për të siguruar trajtim të barabartë ligjor, për ekonomi të shëndoshë të tregut. Dogana mirëpret bashkëpunimin dhe lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit ne linjat e sigurta të komunikimit”./Lajmi.net/