Donatorët për Sirinë zotohet për 7 miliardë dollarë ndihma emergjente – Lajmi.net
Donatorët për Sirinë zotohet për 7 miliardë dollarë ndihma emergjente
Autori: Lajmi.net BotaLajme 20:00, 14 March 2019
Kombet e Bashkuara arritën të mbledhin rreth 7 miliardë dollarë ndihma për Sirinë nga një konferencë e donatorëve të vendeve perëndimore.

Kombet e Bashkuara, për këtë vit, kërkuan 3.3 miliardë dollarë ndihma për njerëzit brenda Sirisë dhe 5.5 miliardë për refugjatët në rajon.

Rreth 12 milion njerëz brenda Sirisë kanë nevojë për ndihma emergjente dhe rreth 5.6 milion e kanë lënë vendin duke shkuar si refugjatë në Turqi, Liban, Irak dhe Egjipt.

Bashkimi Evropian, si donatori më i madh i ndihmës, premtoi 2 miliardë euro për këtë vit, një shumë që përfshin edhe mjetet financiare tashmë të dakorduara për refugjatët sirianë në Turqi.

BE-ja ka arritur marrëveshje me Ankaranë për të pranuar refugjatët sirianë.

Nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Mark Lowcock, tha se ndihma emergjente nuk do të zgjidhë krizën e Sirisë.

“Kjo krizë kërkon një zgjidhje politike,” tha ai.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO