Dortmund kërkon Behramin
Valon Behrami pritet të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të verës. Për transferimin e tij, interesim ka shprehur edhe gjiganti i Bundesligës, Borussia Dortmund.
Sport
Mesfushori Valon Behrami pritet të largohet nga Napoli, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas të përditshmes italiane Il Mattino, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërkon 20 milionë euro për mesfushorin e Zvicrës, i kërkuar tashmë një kohë të gjatë nga Interi i ish trajnerit të tij, Walter Mazzarri.
Mirëpo, një klub i ri është vënë pas yllit kosovar.
Borussia Dortmund ka shprehur interesim për transferimin e Behramit, futbollist me përvojë të konsiderueshme në nivelin më të lartë të futbollit evropian, i kërkuar nga trajneri Jurgen Klopp. Kërkesa e Napolit për Behramin është mjaft e lartë, por edhe interesimi i klubeve të tjera për të është po aq serioz, dhe prien zhvillime të reja në javët në vazhdim.