Drejtuesit e Barcelonës shihen në ‘San Siro’ – Kjo është arsyeja

23:10 | 14 Mars 2019

Drejtuesit e Barcelonës kanë shikuar nga afër ndeshjen ndërmjet Inter dhe Eintracht Frankfurt.

Eric Abidal së bashku me Segura dhe Planes janë parë në ambientet e stadiumit të Inter, duke parë ndeshjen me shumë interesim.

Sipas spanjolles ‘Sport’ arsyeja e prezencës së tyre është lojtari i Frankfurt, Luka Jovic, transmeton lajmi.net.

Serbi pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës katalane, dhe ai sot shënoi golin e kualifikimit për të tërhequr edhe më shumë vëmendje.

Në garë për lojtarin e Frankfurt janë edhe gjigantët gjerman të Bayern Munich. Kujtojmë se kartonin e lojtarit e zotëron skuadra e Benficas, por Frankfurt kanë të drejtë blerje të kartonit të tij, në fund të sezonit, për 6 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Barcës do të arrijnë që ta bindin yllin serb për një transferim në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/