Dua dhe i dashuri i saj kanë për t’i thënë diçka Anesa Lipës pranë fotos me veshje tradicionale

11:09 | 27 Maj 2019

Nëna e Dua Lipës e ka publikuar një foto në të cilën shihet me veshje tradicionale.

Nëna e këngëtares Dua Lipa, Anesa, e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto të realizuar vite më parë, shkruan lajmi.net.

Në foton e postuar ajo shihet me veshje tradicionale, ‘dimi e jelekë’ dhe pranë saj nuk ka munguar komenti i vajzës së saj Duas dhe të dashurit të këngëtares, kuzhinierit, Isaac Carew.

Dua i ka thënë se është e fiksuar pas saj ndërsa Isaac i ka dërguar një zemër.

“Ari i punuar me qëndisje me dorë. Veshje tradicionale shqiptare 1997”, kishte shkruar Anesa Lipa pranë fotos në Instagram./Lajmi.net/