Dua Lipa pritet të performojë në gala mbrëmjen e festivalit të Kanës

21:30 | 17 Maj 2019

Dua Lipa dhe Tom Jones do të performojnë në gala mbrëmjen e Kanës.

Burime të “Vairety” thonë që Dua Lipa dhe Tom Jones pritet të performojnë në festival, transmeton lajmi.net.

Dhe ata nuk janë të vetmit, edhe një tjetër ‘artist i madh’ pritet të bëhet publik shumë shpejt, thonë burimet.

Kjo gala mbrëmje e organizuar nga Chris Tucker, pritet të mbahet më 23 maj në “Hotel du Cap-Eden-Roç.

Kujtojmë se Rita Ora dje ka performuar në këtë festival, në kuadër të një eventi të organizuar nga “Magnum”. /Lajmi.net/