Dy të lënduar në Veri gjatë zgjedhjeve

Shefi Rajonal i Operativës i Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq, njofton se një polic është lënduar lehtë dhe një anëtar i Komisionit Zgjedhor, në incidentet e djeshme në Veri.

Lajme

04/11/2013 11:06

Dy persona janë lënduar në incidentet e djeshme të dhunshme në veri, të cilat u shkaktuan nga një grup i organizuar serbësh, të cilët penguan procesin e votimit që po zhvillohej për herë të parë në këtë pjesë.

Shefi Rajonal i Operativës i Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq ka deklaruar për RFE se në këto incidente është lënduar një polic dh enjë anëtar i Komisionti Zgjedhor.

“Një polic është lënduar lehtë dhe një anëtar i Komisionit Zgjedhor ”.

“Pas mbylljes së këtyre tri qendrave të votimit në veri të MItrovicës është gjetur edhe një mjet shpërthyes në oborrin e shkollës së mesme teknike ‘Mihajllo Petroviq Allas’.

Zgjedhjet e së dielës në veri u ndërprenë rreth orës 17, pasi në tri qendra të votimit në veri të Mitrovicës kanë hyrë një grup prej dhjetëra burrave me maska dhe kanë demoluar hapësirat e votimit.