Dzeko, më i miri në Angli

Jose Mourinho mendon se Edin Dzeko e meritoi të shpallej futbollisti më i mirë i vitit në Angli, para Luis Suarezit. Trajneri portugez thotë se sulmuesi boshnjak ishte vendimtar në triumfin e Manchester Cityt këtë sezon.

Sport

11/05/2014 10:57

Jose Mourinho mendon se sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko është dashur ta fitonte çmimin ‘Futbollisti i Vitit në Premierligë’, e jo Luis Suarez.

Sulmuesi i Liverpoolit i mori titujt ‘Professional Footballers\’ Association’ dhe ‘Football Ëriters\’ Association’, pasi realizoi 31 gola këtë sezon, ndërsa goli eventual ndaj Neëcastle do ta thyejë rekordin e itj prej 38 ndeshjesh.

“Lojtari im i vitit duhet të jetë gjithmonë nga kampioni, gjithmonë. Kështu që, nëse kampion do të jetë City dhe nëse do të duhej ta zgjidhja një, ai do të ishte Dzeko”, deklaroi portugezi në konferencë për shtyp.

“Përse? Sepse ai ishte sulmuesi i tretë i ekipit në fillim të sezonit, ishte prapa zgjedhjeve të para të trajnerit dhe kur ekipi kishte nevojë për të, në momentet vendimtare të sezonit, ai e bëri diferencën”.

“Dzeko i vendosi ndeshjet e rëndësishme. Në këtë moment, mendoj se i ka 16 gola. Për një sulmues të tretë, kjo është diçka spektakolare. Jo vetëm kaq, por edhe kualiteti i lojës së tij është OK”.

“Ai nuk është vetëm golashënues. Ai asiston, luan, lufton, është korrekt, nuk simulon, nuk mundohet ta vonojë lojën. Kështu që, do ta zgjidhja Dzekon”, përfundoi Mourinho.