Dzeko: ‘Roma është një mrekulli’ – Lajmi.net
Dzeko: ‘Roma është një mrekulli’
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSerie ASport 13:00, 14 April 2019
Sulmuesi i skuadrës së Romës, Edin Dzeko, është shprehur mjaft i lumtur pas fitores së mbrëmshme kundër Udineses.

Boshnjaku realizoi golin e vetëm në atë takim, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të arta në garën për një vend në top katërshe.

Gjiganti i sulmit të kryeqytetasve beson se është një mrekulli se si Roma akoma është në garën për top katërshen.

“Goli ishte me vlerën e tri pikëve, kjo është ajo që ka rëndësi. Ishte gjithashtu me rëndësi të shënoja një gol në ‘Olimpico’” ka thënë Dzeko, transmeton lajmi.net.

“Nëse vazhdojmë të luajmë si në pjesën e dytë, ne do të shënojmë më shumë gola” ka thënë tutje sulmuesi.

“Në një sezon si ky, kur ne nuk kemi qenë mirë, të jemi akoma në këtë pozitë është një mrekulli. Tani jemi aty dhe duhet të luajmë çdo ndeshje me maksimumin tonë” ka thënë ndër të tjerash Dzeko.

Fitorja e Romës ndaj Udinese ishte e dyta me radhë për skuadrën e Ranierit, dhe e dyta me rezultatin e njëjtë./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO