E para në mediat sociale

Largohu nga rruga Justin Bieber, ka një sundimtar të ri në mediat sociale. Gjatë fundjavës, Katy Perry – e cila ishte në faqen e parë të Entertaimend Weekly – doli përpara Biber edhe në Twitter, për nga ndjekësit por edhe në Facebook për nga pëlqimet. Duke e kaluar Bieber, këngëtarja e hitit “Roar” bëhet edhe…

ShowBiz

05/11/2013 11:33

Largohu nga rruga Justin Bieber, ka një sundimtar të ri në mediat sociale.

Gjatë fundjavës, Katy Perry – e cila ishte në faqen e parë të Entertaimend Weekly – doli përpara Biber edhe në Twitter, për nga ndjekësit por edhe në Facebook për nga pëlqimet.

Duke e kaluar Bieber, këngëtarja e hitit “Roar” bëhet edhe zyrtarisht personaliteti më i popullarizuar në mediat sociale.

Ylli i popit tashmë ka 46.5 milionë ndjekës në Twitter dhe 59.27 milionë pëlqime në Facebook, në krahasim me Justin Bieber, i cili aktualisht ka 46.52 milionë ndjekës në Twitter dhe 57.28 milionë pëlqime në Facebook.

Pra, cili është sekreti i suksesit të saj në mediat sociale?

Përveç kësaj në profilin e saj intim në revistën EW, Perry gjithashtu dha një intervistë për USA Today, duke folur për strategjinë e saj personale për mediat sociale, duke bërë shaka me atë se ajo është një “shkruajtëse e tmerrshme”, që bën “gabime drejtshkrimore”, duke përdorur “atje”, në vend të  përemrit “tuaj” gabimisht.

“Ndjehem se kam mësuar se si ta zbus atë dragonin e medias sociale”, tregoi Perry për USA Today.

Por përderisa mund që të shihni Perry’in duke bërë shpesh gabime gramatikore, rrallë mund të shihni yllin e pop’it duke demaskuar ndonjë thashetheme që thuhet për të së fundmi.

Perry thotë se duke kontrolluar mediat sociale për të parë thashethemet që shkruhen për ta, është një gjë që të famshmit nuk duhen që ta bëjnë.

“Unë shoh shumë persona të famshëm që dërgojnë mesazhe të tilla online dhe mendoj: ‘Zemra ime, askush nuk e di këtë gjë që quhet “problem”, sepse ne nuk të kemi ty në Google Alert. Ti vetëm po i hedh më shumë dru zjarrit’.

“Unë e bëj këtë gjë vetëm në rastet ekstreme, nëse dikush tenton që të rrezikojë karakterin tim”.