Edhe deputeti milioner i VV-së ia merr shtetit 180 euro për naftë brenda një muaji

Ndonëse ka pasuri milionëshe, kjo nuk i pengoi deputetit të VV-së, Jahja Kokaj, që të marrë nga shteti kompensim për shpenzimet e naftës për të shkuar në punë.

Lajme

04/02/2022 10:17

Në bazë të shpenzimeve të bëra publike nga shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, del se Kokaj në muajin dhjetor ka marrë 180 euro për naftë, 30 prej të cilave për shpenzime për komisione parlamentare, shkruan lajmi.net.

Kokaj në deklarimin e pasurisë në AKK del të ketë prona milionëshe.

Deputeti i VV-së është i njohur për deklaratat e tij kontraverse në Kuvend, më shumë se sa për aktivitetin e tij në politikë. /Lajmi.net/