Edhe gratë kosovare thirrje për lirimin e vajzave e rrëmbyera në Nigeri

Gratë kosovare i janë bashkuar fushatës për lirimin e vajzave të rrëmbyera në Nigeri. Para Teatri Kombëtar, një grup prej tyre, së bashku me Presidenten Jahjaga, kanë bërë thirrje që vajzat të kthehen në shtëpitë e tyre.

Lajme

10/05/2014 19:33

Thirrjes së fushatës për kthimin e vajzave në shtëpitë e tyre, të rrëmbyera në Nigeri, i janë bashkuar edhe gratë kosovare.

Ato sot, para Teatrit Kombëtar, të prira nga Presidentja Jahjga, Ministrja Çitaku, ish deputete të Kuvendit të Kosovës, përfaqësuese nga bota e artit dhe kulturës, të shoqërisë civile dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, i janë bashkuar fushatës botërore ‪ “‎bringbackourgirls”, për lirimin e 276 vajzave të kidnapuara në Nigeri nga militantët e grupit Boko Haram. 

Foto, të kësaj fushate ka publikuar edhe Presidentja Atfete Jahjga, në faqen e saj të rrjetit social Facebook. 

Vajzat janë rrëmbyer qysh më 14 prill dhe militantët janë zotuar se do t’i shesin ato.