Edhe Kroacia në telashe, po ikin të rinjtë

21:10 | 2 Prill 2019

Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka publikuar analizën e saj ekonomike dhe parashikimin për 23 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore në periudhën 2019-2021, duke përfshirë Kroacinë.

WIIW paralajmëron se vende të tilla si Bullgaria dhe Kroacia do të humbasin të paktën 20 për qind të fuqisë punëtore të tyre deri në vitin 2045, gjë që do të ketë pasoja jashtëzakonisht negative për zhvillimin e ekonomisë në Evropën Juglindore në planin afatgjatë.

“Kjo humbje e popullsisë nuk është vërejtur as në luftë,” tha Richard Grieveson nga WIIW dhe shtoi se faktorët shtesë dhe shqetësues janë ngadalësimi i ekonomisë gjermane dhe kineze. Kërkesa më e ulët në Gjermani do të jetë ndikim veçanërisht negativ në vende të tilla si Hungaria, Polonia e Kroacia, e cila ekonomikisht është e varur nga eksportet, e duket pasaur parasysh mungesën e fuqisë punëtore, mund të prodhojë probleme të mëdha.

Rritja e mirë ekonomike që është regjistruar në rajon në 2017 dhe 2018 tashmë ka mbaruar, raporton WIIW.

Në afat të gjatë, vendet e EJL janë ballafaquar me sfida të mëdha: rënie demografike, mungesë të gatishmërisë për ekonominë e re dixhitale dhe nivelet e ulëta të automatizimit në lidhje me konkurrentët nga Azia, Amerika e Veriut dhe në Evropën Perëndimore ” , thekson WIIW në studim.