Edhe një mandat për Bashkim Smakajn në AKI
Bashkim Smakaj do të jetë sërish Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë. Këtë vendim e ka marr presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaçi.

Lajme
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaçi ka riemëruar Bashkim Smakajn si Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
“Në bazë të nenit 82, paragrafi 21 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës sot riemëruan zotëri Bashkim Smakajn, Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”.
“Vendimi i riemërimit ka hyrë në fuqi me datën 31 janar 2014”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca.