Edhe një viktimë në aksident trafiku

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë, është bilanci i një aksidenti trafiku në aksin rrugorë Prishtinë-Gjilan, në afërsi të liqenit të Badocit.  

Lajme

14/05/2014 15:04

Në një aksident trafiku në afërsi të Liqenit të Badocit, ka humbur jetën një person ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë aksident janë përfshirë një autobus i cili po qarkullonte në aksin rrugorë Prishtinë-Gjilan dhe një veturë e BMË.

Viktima është S.M., 69 vjeçar i cili po e ngaste veturën, ndërsa i lënduari është një i mitur, bashkëudhëtar në makinë. Personi i lënduar është dërguar në QKUK për trejtim mjekësor

Zëdhënësja e policisë së Kosovës, Florie Ahmeti, i ka thënë KTV-së se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 minuta në afërsi të liqenit të Badocit, ku për një kohë janë shkaktuar edhe kolona të gjata.

Ahmeti ka thënë se ekipet e policisë së Kosovës janë duke e hetuar rastin. Pos policisë, në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e zjarrfikësve.