Edhe Vjosa në PDK

Vjosa Huruglica, shefe e Zyrës Ekonomike të Austrisë, ka aderuar të mërkurën edhe zyrtarisht në Partinë Demokratike të Kosovës. Atë e ka pritur shefi i partisë, Hashim Thaçi.

Lajme

13/05/2014 12:02

Kryeministri në largim ka thënë se Huruglica për një dekadë ka ndihmuar ndërlidhjen e bizneseve austriake me ato kosovare.

“Takova znj.Vjosa Huruglica, shefen e Zyrës Ekonomike të Austrisë. Vjosa ka arsim të lartë nga Vjena dhe tash e një dekadë ka ndihmuar ndërlidhjen e bizneseve austriake me ato kosovare”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Si folëse e shumë gjuhëve dhe eksperte e tregtisë ndërkombëtare, Vjosa po vjen tek ekipi im i Misionit të Ri për të dhënë kontribut në zhvillim ekonomik të Kosovës, tërheqje të investimeve të huaja dhe krijim të vendeve të reja të punës”, ka shkruar Thaçi.