Edita Gjikolli vuan nga leukemia, i nevojitet ndihma juaj

11:10 | 15 Maj 2019

Edita Gjikolli ka nevojë për ndihmën tuaj. Ajo vuan nga Leukemia Acute, sëmundje kjo e cila shërimin e ka vetëm në shtetet jashtë Kosovës.

Ajo kishte mposhtur sëmundjen herën e parë, ku kishte gjetur shërim në Turqi, shërim ky i cili kishte kushtuar 100 mijë euro. Por, pas disa ditësh asaj i është rikthyer kjo sëmundje.

Bashkëshorti i Editës, Veton Gjikolli, tha se për shërimin e gruas së tij nevojiten 150 mijë euro.

“Editën e kemi pasur njëherë në Turqi për trajtim të sëmundjes, ku trajtimi i saj ka kushtuar 100 mijë euro. Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, ka ndarë 25 mijë euro dhe të tjerat aq sa na kanë ndihmuar. Pasi jemi kthyer në Kosovë pas 10 dite, Editës i është rikthyer sëmundja. Tani nevojitet që shërimi të bëhet prapë në Turqi në spitalin ‘Acibadem’, ku duhet të marrë kimioterapi dhe transplant, shërim ky i cili kushton 150 mijë euro”, ka thënë ai.

Mirëpo kjo shumë është e papërballueshme për familjen Gjikolli. Prandaj Vetoni kërkon ndihmë.

“Kjo shumë tani është e papërballueshme për neve, dhe kemi nevojë për ndihmën tuaj. Po iu lusim kush mundet të na ndihmoj”, ka thënë ai.

Numrat ku mund ta ndihmoni Editën:

Numri i xhirollogarisë në TEB bank: 2015000019511584-Veton Gjikolli, Kodi i Swiftit: TEBXKPR.

Numri i telefonit në viber: +38349138108.