Edon Zhegrova vazhdon të shkëlqej, realizon përsëri gol
Ylli kosovar, Edon Zhegrova momentalisht po kalon nëpër një formë tejet të mirë ku në dy ndeshjet e fundit për Lille ka arritur të regjistrojë dy gola dhe dy asistime mbi emrin e tij. Zhegrova luajti për 76’ minuta në humbjen e Lille kundër Lyonit, humbje të cilën skuadra e yllit kosovar e pësoi në…

Sport
Ylli kosovar, Edon Zhegrova momentalisht po kalon nëpër një formë tejet të mirë ku në dy ndeshjet e fundit për Lille ka arritur të regjistrojë dy gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.
Zhegrova luajti për 76’ minuta në humbjen e Lille kundër Lyonit, humbje të cilën skuadra e yllit kosovar e pësoi në penallti, transmeton lajmi.net.
Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me rezultat të barabartë 2:2, ku golin e barazimit për Lille, dhe golin i cili e çoi ndeshjen drejt penalltive, e shënoi Zhegrova.
Zhegrova shënoi në minutën e 64’ të ndeshjes për ta barazuar rezultatin në 2:2.
Golin e tij e gjeni më poshtë.