Einxhel ka një kërkesë publike pasi Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare

Me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare. Lidhur me këtë ka reaguar moderatorja e njohur shqiptare Einxhel Shkira, shkruan lajmi.net. Einxhel me anë të një postimi në InstaStory ka kërkuar që edhe partneri i saj, Dj Dagz të ketë pasaportë ashtu si çdo…

ShowBiz

29/11/2022 15:44

Me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare.

Lidhur me këtë ka reaguar moderatorja e njohur shqiptare Einxhel Shkira, shkruan lajmi.net.

Einxhel me anë të një postimi në InstaStory ka kërkuar që edhe partneri i saj, Dj Dagz të ketë pasaportë ashtu si çdo shqiptarë i Kosovës.

“Mendoj se ka ardhur koha që politika Shqipëria dhe politikat e saj të nënshtetësisë të krijon lehtësim për këtë kategori aplikuesish. Jam e lumtur dhe krenare që Dua Lipa u pajis me të njëjtën pashaportë si unë dhe pse do e ketë sa për simbolik se me pashaportën britanike do të kalojë në aeroport nesër. Por s’jam e lumtur që fëmija im duhet të lind në Shqipëri që të mund të lëviz me mua lirisht. Apo në Kosovë që të mos lëviz do kurrë me mua së bashku me Dagz. Mendoj se kjo kategori e ka me urgjente këtë dokument pavarësisht dëshirës së shtetit tonë për marketing internacional nëpërmjet Duas, le të mos i harroj këta hallexhinjtë e tjerë”, shkroi ajo ndër tjerash.

Postimi i plotë:

Një nga dëshirat e Dj Dagz, Dj Pm, madje edhe Fifit kanë shprehur ishte se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga çmimi i madh nëse jepej pashaporta shqiptare! S’po them që të jepen 2 milion pashaporta, por do ishte mirë që motrat, vëllezërit, grat dhe burrat tanë nga Kosova të mos trajtohen njësoj me dikë nga Ghana apo Zimbabve!

Mendoj se ka ardhur koha që politika Shqipëria dhe politikat e saj të nënshtetësisë të krijon lehtësim për këtë kategori aplikuesish. Jam e lumtur dhe krenare që Dua Lipa u pajis me të njëjtën pashaportë si unë dhe pse do e ketë sa për simbolik se me pashaportën britanike do të kalojë në aeroport nesër. Por s’jam e lumtur që fëmija im duhet të lind në Shqipëri që të mund të lëviz me mua lirisht. Apo në Kosovë që të mos lëviz do kurrë me mua së bashku me Dagz. Mendoj se kjo kategori e ka me urgjente këtë dokument pavarësisht dëshirës së shtetit tonë për marketing internacional nëpërmjet Duas, le të mos i harroj këta hallexhinjtë e tjerë”. /Lajmi.net/