Einxhel për Dagzin: Jam e sigurt në krahët e tij
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, do të bëhen prindër të një djali. Teksa dyshja po shijojnë romancën e tyre, festuan 11 muaj bashkë, shkruan lajmi.net. Së fundmi, moderatorja ka ndarë një moment të ëmbël krah Dagz, teksa ka shkruar disa fjalë prekëse. “Kur e ndjen se në krahët e tij je më e sigurt se…

ShowBiz
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, do të bëhen prindër të një djali.
Teksa dyshja po shijojnë romancën e tyre, festuan 11 muaj bashkë, shkruan lajmi.net.
Së fundmi, moderatorja ka ndarë një moment të ëmbël krah Dagz, teksa ka shkruar disa fjalë prekëse.
“Kur e ndjen se në krahët e tij je më e sigurt se kudo tjetër dhe në atë çast gjithçka ndalet për ty dhe asgjë tjetër në botë s’ka më rëndësi veç qenies tuaj aty bashkë të paqt…atëherë e ndjen, e dëshiron, e kupton se ai është vendi që do të jesh çdo ditë që Zoti të bekon me jetë!! @dj_dagz this moment for life”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Einxhel pak ditë më parë ka mbajtur “babyshower”, ku edhe mori propozim për martesë nga Dagzi./Lajmi.net/