Ejani investoni
Hashim Thaçi thotë se Kosova ofron klimë të mirë për investime për investitorët e huaj. Sipas tij, Qeveria mbetet e përkushtuar që të ofrojë kushte të favorshme për të bërë biznes. Ndërsa Samuel Zbogar është zotuar se BE do ta ndihmojë Kosovë në investime.

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova është vend i cili ofron kushte dhe resurse për investimet e huaja, në veçanti nga investitorët që vijnë nga Bashkimi Europian.
Në një takim me investitorët nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, Kryeministri Thaçi, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës, ka qenë e përkushtuar në përmirësimin e kushteve për të bërë biznes dhe ka bërë përpjekje të mëdha për të ofruar një klimë sa më pozitive për investimet e huaja.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë e përkushtuar edhe në drejtim të përmirësimit të bëri biznes dhe ka bërë përpjekje të konsiderueshme për krijimin e kushteve të favorshme për investimet e huaja në veçanti për thithjen e investimeve nga vendet anëtare të Bashkimit Europian”.
“Po të shikohet nga këndvështrimi kohor dhe sfidave me të cilat është ballafaquar Kosova në përgjithësi, janë bërë përparime në të gjitha fushat”.
“Investimet e huaja në Kosovë vetëm në nëntë mujorin e vitit 2013, kanë pasur rritjen që kap vlerën e 205 milion euro. Nga këto 95 milion investime kanë qenë nga shtetet që janë anëtare të Bashkimit Europian. Kjo shënon një rritje prej 15% të investimeve totale të huaja në Kosovë”.
“Sektorët ku më së shumti ka pasur investime janë patundshmëria, prodhimi, energjetika, ndërtimtaria, transporti dhe telekomunikacioni. Ndërsa shtetet nga Bashkimi Europian që më së shumti kanë investuar në Kosovë janë Gjermania, Austria, Sllovenia dhe Britania e Madhe”.
“Për më tepër 48% të kompanive të regjistruara vijnë nga BE apo 325 biznese. Shtetet e Bashkimit Europian që kryesojnë për nga regjistrimi i bizneseve janë Gjermania, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Belgjika. Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në rritjen e investimeve si një parakusht themelor për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e jetës të qytetarëve.
“Pjesë e këtij suksesi është edhe miratim dhe zbatimi i legjislacionit në pajtueshmëri me standardet europiane dhe ndërkombëtare, krijimi i institucioneve moderne në fushën promovimit dhe fushës së investimit dhe fuqizimit të sundimit të ligjit”.
“Por sfidat që Kosova duhet t`i kalojë drejtë krijimit të një klime sa më të favorshme për investimet e huaja, në veçanti investimet nga vendet e Bashkimit Europian, është vazhdimi e përmirësimit të legjislacionit dhe fuqizimi i sundimit të ligjit”.
“Një sfidë tjetër, është edhe fuqizimi i sundimi të ligjit në këtë kuadër rëndësi të veçantë do t`I kushtohet konsulidimit të ligjit, duke mundësuar veçanërisht respektimin e pronës private dhe zbatimin e kontratës”.
“Ne do të vazhdojmë me përkushtimin më të madh në vendosjen politikave kundër korrupsionit në mënyrë që secili investitorë që ia mësyer të investojë në Kosovë të ketë mundësi të mirëfilltë pa pasur dyshime se për proceduar më të thjeshtë do të duhej të vihej ndonjë favor. Kosova ofron kushte të shumta resurse humane dhe natyrore mbi të gjitha ofron përkushtim të thellë për investime nga jashtë me theks të veçantë nga vendet e BE`së”
Ndërsa përfaqësuesi special i Zyrës së BE`së në Kosovë, Samuel Zbogar, thotë se BE do ta ndihmojë Kosovën në rritjen e investimeve
“E shoh që kompanitë nga shtet anëtare të BE`së nuk janë vetëm investitorët më të mëdhenj në Kosovë mirëpo njëkohësisht më të suksesshmit në Kosovë”.Prandaj kanë një hise shumë të madhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës”.
“Ne si zyrë e bashkimit europian kemi takuar investitor të Bashkimit Europian vitin e kaluar disa herë dhe mesazhi që del gjithmonë nga këto takime është se ata do të kërkonin shkëmbime të rregullta informatash me Qeverinë si dhe një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me ta.
“Sa i përket vetëm lëndës, investitorët përballen me shumë sfida sidomos të ndërlidhura me rendin dhe ligjin funksionimin e gjykatave implementimin e legjislacionit, sidomos atij dytësor si dhe çështjet e doganave dhe tatimeve”.
“Jemi në procesin e themelimit të një strukture zyrtare një këshill për investitorët e huaj në Kosovë që do të avokojë për investitorët e BE`së këtu në Kosovë. Ky këshill, do të donte që të kishte kontakte të drejtpërdrejta me ministritë në mënyrë që të mund të ndihmojë investimin e mëtejmë në Kosovë”.
“Shpresa imë është që ky këshill i investimeve të Bashkimit Europian të themelohet dhe të nisë punën qysh në këtë vit. Zyra e BE`së është e zotuar që të ndihmojë investimet e mëtejme në Kosovës dhe kjo të ketë ndikim më të madh në ekonominë e Kosovës, me çka themi investimet janë të domosdoshme”, tha Samuel Zbogar.