Emisari gjerman: Zero tolerancë për dhunën dhe retorikën nacionaliste të Serbisë

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka vlerësuar se ngjarjet e fundit në Kosovë tregojnë seriozitetin e situatës. I njëjti ka bërë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga dhuna e mëtejshme. Ai tha se ka zero tolerancë për dhunën dhe retorikën nacionaliste që po vjen nga Serbia. “Kam mirëkuptim të plotë për…

Lajme

09/12/2022 16:28

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka vlerësuar se ngjarjet e fundit në Kosovë tregojnë seriozitetin e situatës. I njëjti ka bërë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga dhuna e mëtejshme.

Ai tha se ka zero tolerancë për dhunën dhe retorikën nacionaliste që po vjen nga Serbia.

“Kam mirëkuptim të plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë për dhunën dhe retorikën nacionaliste që kemi dëgjuar nga Serbia javët e fundit, si dhe sulmet personale, shpifëse ndaj individëve, të cilatjanë të papranueshme”, tha Sarrazin për Radio KIM.

Ai beson se largimi nga institucionet e Kosovës nuk është hapi i duhur për asnjë komunitet që dëshiron të ushtrojë të drejtat e veta kushtetuese.

“Është shumë e rëndësishme që komuniteti serb të përfitojë nga përfaqësimi që i garantohet këtij dhe komuniteteve të tjera pakicë në vend. Kjo është mënyra e vetme për t’u dëgjuar dhe për të mbrojtur interesin tuaj”, tha ai.

Emisari gjerman përsëriti se Gjermania mbështet plotësisht përpjekjet e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak dhe theksoi se as Kosova as Serbia “ende nuk i kanë zbatuar plotësisht obligimet e tyre nga dialogu”.