Emrat e super trajnerëve që mund të zëvendësojnë Allegrin te Juventus

14:51 | 17 Maj 2019

Juventus ka njoftuar se në fund të sezonit trajneri Massimiliano Allegri do të largohet.

Pas pesë vitesh qëndrim, me pesë tituj të Serie A, 51 vjeçari italian largohet nga Torino.

Me të dalë lajmi për largimin e tij, në mediet italiane kanë filluar zërat për zëvendësuesin e tij.

Sipas tyre, Juventus do të ofrojë për stolin një emër të madh, në mes tyre Mauricio Pochettino i Tottenham, Didier Deschamps i Kombëtares së Francës, Simone Inzaghi i Lazios, përcjell ‘lajmi.net’.

Edhe pse duket e vështirë, nuk përjashtohet mundësia për të tentuar Pep Guardiolan dhe Antonio Conten./Lajmi.net/