Erdogan në Soma, shkon në 238 numri i minatorëve të vdekur

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për dhjetëra minatorë të cilët kanë mbetur të ngujuar në një minierë qymyri në Soma të Turqisë, ku të martën në mbrëmje, pas një shpërthimi, kanë mbetur të vrarë të paktën 238 veta.

Bota

14/05/2014 17:37

Qindra minatorë arritën që të largohen nga miniera, e cila ndohet në perëndim të qytetit Soma, por zyrtarët turq kanë njoftuar se akoma 120 persona që po mungojnë.

Ekipet e shpëtimit janë duke pompuar ajër të freskët në minierë ndërkohë që ata po përpiqen t’i nxjerrin nga miniera minatorët e bllokuar.

Ekipet e kërkim-shpëtimit deri më tani kanë evakuuar qindra minatorë. Zyrtarisht është njoftuar se deri tani kanë vdekur 238 veta, ndërsa para shpërthimit në minierë ishin 787 minatorë.

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan ishte në vizitë në këtë minierë, ku përveç se shprehu ngushëllimet e tij, ai tha se përmes hetimeve do të kuptohet se si kjo tragjedi ndodhi.

Familjarët e minatorëve janë të mbledhur afër minierës, duke pritur lajme për më të dashurit e tyre.